Arrestimi i serbit në veri, reagojnë nga Presidenca: Banditët e Radoiçiqit do të dalin para drejtësisë

- in Lajme

Tetë vetura, prej tyre shtatë me tabela RKS, janë përfshirë nga zjarri tri ditët e fundit në komunat veriore të banuara me shumicë serbe. Lidhur me këtë, sot është arrestuar një qytetar i nacionalitetit serb, i cili dyshohet për zjarrvënien e veturave të serbëve dhe për sulmin ndaj Policisë së Kosovës, ku kishin mbetur të plagosur dy policë, raporton Gazeta Sinjali.

Së fundi ka ardhur reagimi edhe nga Presidenca e Republikës së Kosovës.

Blerim Vela, shefi i stafit të kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ka thënë se banditët e Radoiçiqit do të dalin para drejtësisë për veprat e tyre kriminale.

“Një i dyshuar për djegien e veturave të serbëve vendas në veri të Kosovës është arrestuar nga Policia e Kosovës. Një person me histori të gjatë kriminale! Komunitetet lokale në veri të Kosovës mund t’i besojnë forcës policore multietnike. Banditë e Radoiçiqit do të dalin para drejtësisë për veprat e tyre kriminale”, shkroi ai.

/GazetaSinjali/