ARRESTIM: E LAJMËROI NË POLICI VAJZËN, POLICI I MORI NUMRIN DHE I ÇONTE MESAZHE PROVOKATIVE

- in Lajme

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur aktakuzë ndaj një personi zyrtar për veprën penale “ngacmim”.

Në komunikatën e kësaj prokurorie thuhet se i pandehuri P.P i ka sjellë shqetësim emocional të dëmtuarës R.S.

“Sipas aktakuzës, më 13 shtator 2021 e deri më 14 shtator 2021, në Gjakovë, i pandehuri P.P., në vazhdimësi përfshihet në sjellje të padëshirueshme, me qëllim të ngacmimit, duke i sjellë shqetësim emocional  të dëmtuarës R.S. Rasti ka ndodhur si rrjedhojë e rastit paraprak që kishte e dëmtuara me vajzën e saj,  të cilin e kishte raportuar në stacionin policor, në cilësi të dëmtuarës, por pasi shkon në shtëpi, në telefonin e saj pranon mesazhe të ndryshme provokuese nga i pandehuri, zyrtar policor, i cili e kishte intervistuar të njëjtën”.