Argëtim i shfrenuar dhe vajza me bikini/ Brenda “klubit të mëkatit” ku futbollistët më të njohur kalojnë pushimet

- in Lifestyle

O Beach Bar në Ibiza, Spanjë është lokali i preferuar për futbollistët, bukuroshet e televizionit dhe vipa të tjerë për të pushuar dhe kaluar një kohë të paharruar.

Ky klub argetimi është në pronësi të vëllait të ish-fotbollistit të njohur të “Tre Luanëve” Gary Lineker.

Klubi O Beach, në pronësi të Wayne Lineker, organizon festat më të “çmendura” me vajza të veshura me bikini që kërcejnë rreth pishinës, shishe prej 3000 £ Dom Perignon që serviren në çdo tavolinë dhe një bollëk personazhesh të famshëm besnik të këtyre organizimeve.

Së fundmi, Jack Grealish festoi fitoren epike të Mançester Sitit për titullin e Premierligës duke u futur në Ishullin Balearik dhe sigurisht duke marrë pjesë në festën e fundit organizuar në “O Beach Bar”.

Atje, ai shijoi shoqërinë e yllit të Ibiza Weekender, Chloe Chaloner dhe shumë kokteje për të festuar suksesin e ekipit të tij.

Ndërsa në të kaluarën, futbollistët e Anglisë duke përfshirë Joe Hart, Michael Carrick, Peter Crouch, Tyrone Mings dhe Andy Carroll kanë rezervuar vendet e tyre për të kaluar një ditë të paharruar rrethë pishinës, shkruan panorama plus.

Kjo është arsyeja pse “O Beach Club” është xhevahiri i perandorisë së klubeve të natës prej 30 milionë paundsh të Lineker. /Infokusi/