Arben Vitia punëson edhe gruan në ‘Olive’

- in Lajme

Ditë më parë është raportuar se ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia do të drejtojë një spital të madh shëndetësor “Olive”, i cili pritet të nis punën gjatë muajit qershor.

Ai së fundi ka punësuar edhe gruan e tij, Merita Vitia në këtë spital.

Merita Vitia është Specialiste e Neonatologjisë.

Arben Vitia zyrtarisht kishte prezantuar punën e këtij spitali, shkruan FrontOnline.

“Me këtë rast olive iu ofron pacientëve qendrën e parë me laborator të certifikuar me standarde. Natyrisht kjo tregon angazhimin dhe përkushtimin shumë vjeçar të stafit por edhe të menaxhmentit të “Olive Medical”, tha ai gjatë prezantimit.

Përndryshe, “Olive” përpos Prishtinës, ka hapur edhe disa laboratorë edhe në qendrat tjera të Kosovës.

Ky laborator është zhvilluar hovshëm gjatë periudhës së pandemisë COVID-19, kur ministër të Shëndetësisë kanë qenë Arben Vitia, Armend Zemaj. /Gazetametro/