Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia pritet të heq dorë nga pozita e ministrit, meqenëse kandidon për kryetar të Prishtinës në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.
Sipas burimeve të KosovaPress, Vitia do ta njoftojë dorëheqjen në konferencën për media që do të mbahet sot në orën11:00 në Qeverinë e Kosovës.