Arben Ahmeti: Kryeministër mos na ço në zgjedhje, ulu e takohu me veteranët

- in Lajme

Analisti Arben Ahmeti, ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që të bisedojë me veteranët, në lidhje me pakënaqësitë e tyre, shkruan Gazeta Metro.

Ahmeti, përmes një postimi në Facebook tha se ‘’nuk ka qeveri që i mbijeton revoltës së veteranëve’’’.

Tutje ai kërkoi nga Kurti që të mos shkojë në zgjedhje, por të ulet e të takohet me veteranët.

‘’ Nuk ka qeveri qe i mbijeton revoltes se veterenave qe i’a mundesuan lirine.

Kryeminsiter, mos na qo ne zgjedhje. Ulu e takohu me veterenet, sindikatat dhe grupet e tjera te interesit. Arroganca nuk kalon.’’, shkroi Ahmeti.

Kujtojmë se sot është mbajtur protesta e OVL, ku janë pakënaqësitë për mospërfshirjen e veteranëve në ngritjen e pagës minimale, që është propozuar nga Qeveria./gazetametro.net