Agjencia Kundër Korrupsionit ka filluar të shqyrtojë rastin e Florent Ramqajt, këshilltarit të ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu, pas publikimit të përgjimeve nga Gazeta Nacionale, ku ngritën dyshimet për korrupsion.
Drejtori i AKK-së, Yll Buleshkaj, ka bërë të ditur se Agjencia ka nisur shqyrtimin e rastit, për të vërtetuar nëse ka elemente që duhet hetuar.
“Agjencia ka filluar ta shqyrtoj këtë rast në përputhje me fushëveprimtarinë e vet, për të vërtetuar nëse ka ndonjë element i cili duhet të verifikohet/hetohet nga AKK”, tha Buleshkaj për Sinjalin.
Lidhur me këto përgjime ka pasur reagime të shumta, ndër to edhe vet ministrit Aliu, i cili i doli në mbrojtje Ramqajt, me arsyetimin se goditet vetëm për shkak të shkathtësive të tij në punë. Ministri u shpreh se masa ndaj Ramqajt mund të marrë vetëm atëherë kur vërtetohet fajësia e tij nga Gjykata.
/GazetaSinjali/