Anglia në vend të parë, Shqipëria e dyta, ja si duket renditja në Grupin I

- in Sport

Pas fitores së sotme, Kombëtarja e Shqipërisë ngjitet në pozitën e dytë në tabelë, me pikë të njëjta me Anglinë.

Shqipëria siguroi fitore minimale 1:0 në udhëtim kundër Andorrës, kurse Anglia demoloi 5:0 Kombëtaren e San Marinos, përcjell KosovaPress.

Me këto fitore, Anglia shkaku i golaverazhit gjendet në vendin e parë, me pikë të njëjta sa ka edhe Shqipëria në vendin e dytë, kurse Hungaria dhe Polonia kanë nga një pikë në pozitat tre dhe katër, dhe Andorra me San Marinon me dy humbjet e sotme kanë zero pikë.

Tabelën e Grupit I në kuadër të Botërorit “Katar 2022” e gjeni më poshtë.

1.Anglia – 3 pikë2.Shqipëria – 3 pikë 3.Polonia – 1 pikë4.Hungaria – 1 pikë 5.Andorra – 0 pikë6.San Marino – 0 pikë/KP