ANDIN HOTI DO T’I PRIJË BISEDIMEVE PËR ÇËSHTJEN E PERSONAVE TË ZHDUKUR

- in Lajme

Qeveria e Kosovës ka emëruar Andin Hotin kryetar të delegacionit të Kosovës për bisedime për çështjen e personave të zhdukur, në kuadër të grupit punues për persona të zhdukur, i cili njëherësh është edhe kryesues i Komisionit qeveritar për persona të zhdukur.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi tregoi edhe detyrat që i takojnë kryetarit të delegacionit të Kosovës për bisedime për çështjen e personave të zhdukur.

Bislimi: Kryetari i delegacionit njofton kryeministrin mbi procesin dialogues për të zhdukurit

“Kryetari i delegacionit pas konsultimeve me kabinetin e ministrave në kabinetin e kryeministrit të Kosovës dhe anëtarët e delegacionit, do të caktojë përfaqësuesit e delegacionit të Kosovës në aktivitete zyrtare dhe nëngrupet-punuese në kuadër të GP për persona të zhdukur. Kryetari i delegacionit njofton kryeministrin mbi procesin dialogues për çështjen e personave të zhdukur”, tha ai. /KP