“Kam falënderuar Shtetet e Bashkuara për mbështetjen dhënë Kosovës në sigurinë kufitare dhe kam kërkuar ndihmë më të madhe kundër planeve luftarake të Serbisë”.
Kështu ka bërë të ditur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas një bisede telefonike që ka zhvilluar me këshilltarin për siguri të presidentit, Bide, Jake Sullivan, të cilin e ka siguruar edhe “për bashkëpunimin e vazhdueshëm të Policisë së Kosovës me KFOR-in dhe se përkushtimi ynë për t’i mbrojtur të gjithë qytetarët është i palëkundur”.
Ngjarjet e 24 shtatorit në Banjskë të veriut të Kosovës, kanë risjellur në vëmendje domosdoshmërinë që drejtuesit e shtetit të Kosovës të mos i cënojnë raportet me shtetet aleate dhe sidomos Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Reagimet amerikane pas kësaj ngjarje, duke dalur në mbështetje të madhe të Republikës së Kosovës, kanë treguar se këto raporte nuk janë ashtu siç i përshkruan me përbuzje kryeministri, Albi Kurti dhe se ShBA-të për shqiptarët nuk janë “Amelika, Amelika”.
Mirëmbajtja e këtyre raporteve është jetike për shtetin e ri të Kosovës, por kjo është lënë në harresë nga kryemnistri i Kosovës, Albin Kurti, i cili në shumë raste dhe publikisht nuk ka zgjedhur fjalët ndaj zyrtarëe të lartë amerikanë, duke i ofenduar ata. Më pas, deklaratat e rënda të Kurtit janë shndërruar në fushata linçuese në rrjete sociale të zyrtarëve tjerë të lartë të Vetëvendosjes dhe miltantëve të saj.
Këto raporte prej kohësh janë në pikën më të ulët për shkak të ndërmarrjes së veprimeve të ndryshme në veriun e Kosovës edhe përkundër këshillave amerikane.
Kulmi i cënimit të këtyre raporteve mund të llogaritet deklarata e rëndë e kryeministrit Kurti në median prestigjioze britanike, Guardian, në adresë të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken.
Blinken kishte thënë se vendimi i Qeverisë së Kosovës për të hyrë me forca në ndërtesat komunale në veri është marrë “kundër këshillës” së Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve evropianë, “i ka përshkallëzuar pa nevojë tensionet”. Kurti ishte shprehur i pakënaqur me këtë deklaratë, duke e quajtur naiv Sekretarin Blinken. “Mendoj se, jo vetëm që është e padrejtë, e gabuar dhe lënduese, por në të njëjtën kohë është shumë naive”, kishte thënë Kurti për Guardian, në një intervistë përmes telefonit.
Fatmirësisht, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmes zytarëve të saj të lartë, kanë shprehur hapur qëndrimet dhe mospajtimet e tyre lidhur me vendimet dhe veprimet e kryeministrit Kurti dhe janë treguar të kujdesshëm që ta veçojnë atë nga Kosova.
Ngjarjet e rënda në veriun e Kosovës, të datës 25 shtator, ku një grup terroristësh të armatosur rëndë vranë një polic të Kosovës dhe plagosën një tjetër, kanë risjellur në vëmendje domosdoshmërinë e koordinimit të Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në politikën e sigurisë dhe në atë të jashtme.
Së fundmi, Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes koordinatorit për komunikime strategjike në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby, shprehën shqetësimin e Uashingtonit, për siç tha, “dislokimin e madh” të trupave të Serbisë përgjatë kufirit me Kosovën, duke i kërkuar Serbisë që t’i tërheqë këto forca nga kufiri dhe të kontribuojë në uljen e tensioneve./Demokracia