Ambsadaori i Ukrainës në Gjermani: “Lufta e Tretë Botërore tashmë ka filluar”

- in Lajme

Ambasadori ukrainas në Gjermani, Andriy Melnik, ka dhënë një intervistë për mediat gjermane, i pyetur për përshkallëzimin e konfliktit në vendin e tij, është shprehur se Lufta e Tretë Botërore tashmë ka filluar.

Lufta e Tretë Botërore tashmë ka filluar. Sulmi i Putinit ndaj Ukrainës prek të gjithë. Edhe Gjermaninë, edhe pse jo ende ushtarakisht. Duhet të jetë e qartë për të gjithë: Putin dëshiron një rend botëror imperialist me një aleancë të reduktuar të NATO-s, një Aleancë anëtare të së cilës nuk do të jenë më Polonia, Republika Çeke dhe Sllovenia”, tha ai.