Ambasadori Hovenier në përvjetorin e Pavarësisë: SHBA-ja mbetet e palëkundur në mbrojtjen e sovranitetit të Kosovës

- in Lajme

Shtetet e Bashkuara të Amerikës më 4 korrik festojnë 246 vjetorin e pavarësisë nga Perandoria Britanike, raporton Gazeta Sinjali.

Me këtë rast për nder të Pavarësisë do të ketë edhe organizime edhe në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

Ambasadori Hovenier me rastin e kësaj dite ka mbajtur një fjalim, duke shprehur marrëdhëniet e ngushta me Kosovën.

Ai ka përsëritur mbështetjen e madhe që Kosova ka nga Amerika.

“Ne mbetemi të palëkundur në mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës”, ka thënë ai.

“Pra, sot, ndërsa festojmë 246 vjetorin e Shteteve të Bashkuara si shtet i lirë, i pavarur, sovran, festojmë së bashku edhe 14 vjetorin e pavarësisë së Kosovës dhe përparimin e jashtëzakonshëm që keni bërë në këtë periudhë të shkurtër kohore”, ka vazhduar më tej Hovenier.

“Nuk mund të mendoj për asnjë vend më të përshtatshëm për ta bërë këtë se sa këtu – në Ambasadën e SHBA’së të një Kosove sovrane, të pavarur dhe demokratike”, tha ambasadori.

Në këtë organizim të Ambasadës së SHBA-së, morën pjesë edhe liderët e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti.

/GazetaSinjali/