Ambasadori Hill sot në Bujanoc, nesër shkon në Preshevë dhe takohet me përfaqësuesit e shqiptarëve

- in Rajoni dhe Bota

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill ka shkuar për vizitë në Luginën e Preshevës, ku fillimisht u takua me kryetarin e Bujanocit, Nagip Arifin.

Pas takimit është planifikuar të mbahet një konferencë për media.

Hill do të takohet gjithashtu edhe me deputetin dhe kryetarin e PVD-së, Shaip Kamberi dhe kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafin.

Në Luginë Hill do të qëndrojë edhe të martën, ku pritet të takohet edhe me kryetarin e Preshevës, Shqiprim Arifi, që do të pasohet nga një konferencë për media.

/GazetaSinjali/