Aliu për arrestimin e disa zyrtarëve në Ferizaj: Bashkëpunuam me Prokurorinë

- in Lajme

Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka deklaruar se arrestimi i 12 personave, tetë prej tyre zyrtarë komunal është dëshmia më e mirë për luftën ndaj korrupsionit që ka ekzekutivi.

Aliu përmes një konference për media, tha se aksioni i sotëm i Prokurorisë Themelore ka qenë i koordinuar dhe se qeverisja e tij do të jetë e pakompromisë ndaj zyrtarëve që e keqpërdorin detyrën./KP