Albion Ademi ka vendosur të ndryshojë skuadër dhe kampionat. Sulmuesi i talentuar shqiptar, shkëlqeu këtë sezon me Mariehamn në Finlandë, duke realizuar plot 14 gola në kampionat.
Interesimi për 21-vjeçari ka qenë i madh këtë periudhë, teksa garën e ka fituar Djugarden. Ademi do të transferohet te skuadra suedeze, që sezonin e fundit e mbylli në vend të katërt në Allsvenskan.
“Falënderoj Mariehamn dhe tifozët për sezonin e kaluar. Tani është koha të eci përpara dhe jam shumë i lumtur që kam firmosur me Djurgarden. Mezi po pres të luaj me ekipin e ri“, shkruan Ademi në “Instagram”.
Edhe klubi suedez ka bërë publik afrimin e lojtarit të kombëtares shqiptare (u grumbullua nga Panucci në vitin 2018, por nuk ka debutuar akoma me kuqezinjtë)./RTK