Ka nisur nata finale e festivalit evropian të këngës ‘Eurovision Song Contest 2023’, ku shteti i 10-të që performoi ishte Shqipëria e përfaqësuar nga këngëtarja kosovare Albina Kelmendi dhe familja e saj, raporton Gazeta Sinjali.
Albina dhe Familja Kelmendi kanë elektrizuar skenën e Eurovision-it me këngën ‘Duje’, e cila është pëlqyer mjaft shumë si nga publiku shqiptar, ashtu edhe nga ai ndërkombëtar.
Për të votuar Albinën dhe Familjen Kelmendi, mund të dërgoni SMS me numër 10, në numrat përkatës të shteteve ku jetoni, sonte, pas interpretimit të të gjitha këngëve finaliste.