Në ditën e fundit të Epopesë së UÇK-së është paraparë mbajtur e një koncerti në Sheshin Adem Jashari në Skenderaj. Megjithëse ky koncert është organizuar nën patronatin e Qeverisë së Kosovës, kryeministri Albin Kurt nuk ka marrë pjesë.
Prej Qeverisë së Kosovës në koncert ka qenë i pranishëm vetëm ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedoncim, i cili ka mbajtur edhe një fjalë rasti.
Gjatë tri ditëve të shënimit të 26-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, kryeministri Kurti ka qenë i pranishëm pothuajse në secilin aktivitet që është organizuar.
Qeveria e Kosovës këtë vit e ka përjashtuar Komunën e Skenderajt nga Këshilli për Organizimin e Epopesë. Kjo është hera e parë që komuna e Skenderaj nuk ftohet për një organizim të tillë.
Përveç shumë qytetarëve në këtë koncert po merr pjesë edhe kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, dhe Rifat Jashari.
Ky i fundit i ka përshëndetur shkurt të pranishmit.
“Mirëmbrëma të gjithëve, mirë se keni ardhë. Shpresoj që gjithmonë të jemi të bashkuar. Shpresoj që të jemi sa më të bashkuar, siç e do shqiptaria.”, ka thënë Jashari.
Në Skenderaj sonte shënohet “Nata e zjarreve”, aktivitet ky që shënon përmbylljen e aktiviteteve të Epopesë së UÇK-së./Demokracia