Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit nga COVID-19 kanë humbur jetën katër pacientë.
Gjatë këtyre orëve janë regjistruar 1,401 raste të reja teksa janë shëruar 1,219 persona.
Numri i rasteve aktive me COVID-19 mbetet në vend 9,408 raste.
