Një alarm për bombë është dhënë pak më parë në Prishtinë.
Policia e Kosovës sot ka pranuar një informacion për vendosje të bombës në objektin “Xhevdet Doda” në Prishtinë.
Kjo është konfirmuar për lajmi.net edhe nga Zyra për Informim e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.
Deri më tani nuk janë dhënë detaje shtesë, por në vendin e ngjarjes veçse kanë shkuar të gjitha njësitet e nevojshme policore.
Gjatë ditës së djeshme po ashtu ka patur një alarm për bombë në afërsi të Rektoratit të Universitetit të Prishtinës./Lajmi.net/