Alaba në bisedime me klubet angleze, nuk e kënaq oferta e Real Madrid-it

- in Sport

PSG është gjithashtu në garë për të nënshkruar me yllin e Bayern-it.

David Alaba është në bisedime me klube nga Premier Liga angleze, pasi që oferta që i ka bërë Real Madrid po konsiderohet e ulët nga ai, raporton “Sport Bild”.

Po ashtu, bisedime janë duke u mbajtur edhe me kampionët francez Paris Saint-Germain, ku Alaba ende nuk ka marrë vendim se cili do të jetë klubi i tij i radhës pas largimit nga Bayerni, përcjell KosovaPress.

Kontrata aktuale e austriakut do të skadojë në fund të këtij sezoni, dhe shumë klube të mëdha evropiane kanë shprehur interesim serioz në shërbimet e 28 vjeçarit, ndër to edhe dy gjigantët e Premier Ligës, Liverpool dhe Chelsea./KosovaPress