Aktori i njohur kosovar, Jeton Zogjani, ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti, që të mos e lërë me dalë në televizion deputetin e Vetëvendosjes (VV), Armend Muja, shkruan Gazeta Metro.
Në një postim në Facebook, Zogjani, ka lutur Kurtin, si kryeministër i vendit që është.
Albin, po t’luta si vlla, si prind edhe si Kryeminister i vendit tim!
Pash Zoti, qe beson n’te, mos e le me dale me ne per media.
Se ty t’gone, mo more mos ta talle nje popull te tane🤮
Krejt ky reagim i Zogjanit, erdhi pas deklaratës së djeshme të Mujës, ku ka thënë varfëria në Kosovë është në nivelin më të ulët.
“Dje doli edhe një raport i Bankës Botërore i cili thotë se për shkak të këtyre masave, varfëria në Kosovë në vitin 2021 është reduktuar nga 23% në 19%. Ky nivel u ulët varfërie nuk ka qenë asnjëherë më parë”, theksoi Muja.
ASK bëri të ditur më 12 prill se indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit tregon për rritje të çmimeve për 10 për qind në muajin mars, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar. /gazetametro.net