AKSIDENTOHET NJË MOTOÇIKLETË NË PRISHTINË, LËNDOHEN DY PERSONA

- in Lajme

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën “Rrustem Statovci” në kryeqytet.

Në këtë aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë, ndërsa nga Policia bëhet e ditur se janë lënduar dy persona.

“Rreth orës 17:10 në rrugën ‘Rrustem Statovci’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku rrugor në mes të një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona”, ka thënë Agron Borovci, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

KosovaPress ka siguruar fotografi nga ky aksident./KP