Dy të rinj shqiptarë kanë ndërruar jetë në një aksident tragjik të ndodhur përgjatë Via Casilina, mes Colleferro dhe Anagni, mbrëmjen e së shtunës 16 mars.
Sipas medieve italiane, dy të rinj me origjinë shqiptare humbën jetën, ndërsa një person tjetër ka mbetur i plagosur rëndë.
Tre personat, pak pas orës 22:00, po udhëtonin me një BMW të zezë, e cila ishte raportuar e vjedhur, kur shoferi humbi kontrollin e makinës.
Pasi ka përfunduar jashtë rrugës, makina ka marrë flakë, dhe dy personat e tjerë janë djegur brenda BMW-së. Personi i plagosur ka dalë nga dritarja./Demokracia