Aksident trafiku në Torinë të Lipjanit, Policia në vendngjarje

- in Lajme

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmjen e sontme në fshatin Torinë të Lipjanit.

Në pamjet e siguruara nga Gazeta Express, shihen dy makina të dëmtuara rëndë si dhe Policia e njësitet përkatëse në vendin e ngjarjes.

Ende nuk është bërë i ditur numri i të lënduarve si pasojë e këtij aksidenti.

Gazeta Nacionale ka kontaktuar Policinë, por deri më tani nuk ka pasur përgjigje. /Nacionale