AKSIDENT TRAFIKU NË PRISHTINË, LËNDOHET NJË PERSON

- in Lajme

Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur sot në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha se në aksident është lënduar një person.

“Sot rreth orës 11:00, në rrugën ‘Bill Klinton’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor, në mes të dy automjeteve.Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor. Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin”, tha ajo.

Ndryshe, në 24 orët e fundit kanë ndodhur 19 aksidente me persona të lënduar kurse 45 tjerë me dëme materiale. /Telegrafi/