Aksident në Vragoli të Fushë Kosovës, pesë persona të lënduar

- in Lajme

Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, konkretisht në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës.

Në këtë aksident janë përfshirë tri vetura, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, i cili ka thënë se njësia policore e trafikut është marrë me rastin.

/GazetaSinjali/