AKSIDENT NË RRUGËN E KOMBIT, PËRPLASEN DY VETURA ME TARGA TË KOSOVËS

- in Lajme

Një aksident trafiku ka ndodhur në afërsi të Frangut në Rrugën e Kombit. Aty u aksidentuan dy vetura.

 

Si pasojë, dy persona kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar në spitalin e Rrëshenit për ndihmë më të specializuar.

Automjetet me targa të Kosovës janë aksidentuar si pasojë e një parakalimit të gabuar të njëri prej shoferëve, raporton Ora News.

Policia rrugore ndodhet në vendngjarje dhe po vijon hetimet./RTK