Aksident në Prishtinë, mërgimtari rrotullohet me veturë

- in Lajme

Një aksident jo fortë i zakonshëm ka ndodhur në rrugën Bajram Kelmendi, në Prishtinë.

Sipas fotos që kanë dërguar lexuesit në adresë të IndeksOnline shihet se në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura me tabela të veturave nga diaspora.

Në bazë të pamjes, njëra veturë është rrotulluar në rrugë.

Sipas informacioneve të para, vetëm shoferi i veturës ka pësuar lëndime të lehta trupore./Kosovarja