Sot rreth orës 17:37 ka ndodhur një aksident në afërsi të fshatit Kliqinë në Jabllanicë të Leshanit të komunës së Pejës, raporton Gazeta Sinjali.
Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi i cili tha se në aksident janë përfshirë dy vetura dhe kanë pësuar lëndime shtatë persona.
Sinjali mëson se personat e lënduar janë dërguar me autoambulance dhe vetura private në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë për trajtim mjekësor.
Gazeta Sinjali ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes teksa shihet se përveç autoambulancës aty kanë arritur edhe zjarrfikësit.
