Aksident mes veturës dhe trenit në Drenas, një i lënduar

- in Lajme

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 06:45 mes një veture dhe trenit në fshatin Baicë të Drenasit.

Policia ka njoftuar se si pasojë e aksidentit shoferi i veturës ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 07:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në fshatin Baicë të Drenasit. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një tren dhe një veturë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një person. Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rrugor”.

/GazetaSinjali/