Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutash në fshatin Vragoli, magjistralja Prishtinë – Pejë, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjalizues të Sinjalit kanë bërë të ditur se në aksident është e përfshirë një veturë, e cila sipas pamjeve shihet se është rrokullisur.
Ende nuk dihet nëse ka të lënduar, ndërkohë që në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia.
