Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, nga sot do të jetë edhe kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës
Këtë e ka konfirmuar për RTKlive Albion Sherifi, shefi i kabinetit të kryetarit Agim Aliu
“Sot në Kuvendin Zgjedhor është zgjedhur kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Agim Aliu” ka thënë Sherifi.
Sot është zgjedhur edhe bordi i këtij asociacioni i përbërë nga dy anëtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, dy anëtarë nga Partia Demokratike e Kosovës dhe një nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.