Adriano: A mund të më imagjinoni mu dhe Lukakun së bashku në sulm

- in Sport

Ish sulmuesi i Interit, Adriano, thotë se tek Romelu Lukaku e kujton veten e tij.

39-vjeçari ish-përfaqësues i Brazilit arriti në Inter nga Flamengo në vitin 2001 dhe luajti 177 ndeshje me “Nerazzurrët”

Pasi shënoi 74 gola për zikaltërit, ai më vonë luajti edhe për Fiorentinën, Parmën dhe Romën në Serie A, përcjell KosovaPress.

Adriano ishte i njohur për fizikun e tij dhe këmbën e majtë të fuqishme dhe ish-ylli tha brazilian thotë se Lukaku është ai që ngjason shumë me atë.

“Romelu është shumë i ngjashëm me mua nga të gjitha pikëpamjet”, tha Adriano për “La Gazzetta dello Sport”.

“Jo vetëm për forcën fizike dhe këmbën e tij të majtë, por edhe për përulësinë dhe lidhjen shumë të fortë familjare. Ai është një lojtar unik dhe teknik, askush nuk mund ta ndalojë atë.”

“Imagjinoni për një moment, unë dhe ai në fushë së bashku … Mamma mia (shprehje italian)!”, ka thënë Adriano.

“Unë jam shumë krenar që ai është bërë trashëgimtari im”, ka përfunduar ai./KP