ADEMI: MASAKRA E REÇAKUT E IDEUAR NGA KRERËT E SHTETIT SERB

- in Lajme

Insituti i Historisë ka filluar projektet studimore që ka për objekt studimi historinë e Kosovës, por edhe me gjenocidin serb në Kosovë, që përfshin kohën prej vitit 1884 deri në luftën e fundsit në Kosovë.

 

Kështu deklaroi historiani Haxhi Ademi në “Studio e hapur”, në RTK

Më tej ai sqaroi për projetkin në fjalë ku në këtë kuadër do të trajtohet shkencërisht edhe për masakrën e Reçakut.

Sipas tij, kjo masakër siç po dëshmohet edhe me të dhëna faktike, ka ndikuar në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës, luftës së drejtë të UÇK-së.

Ai bëri krahasimin në mes masakrësa së Srebrenicës dhe Reçakut, ku sipas tij, përderisa e para bëri të mundur tubimin e krerëve ndërkombëtarë për të vepruar diçka në pengimin e rasteve të tilla, rasti i dytë, pra masakra e Reçakut, bëri të ngritej në këmbë bota demokrtatike në parandlimin e asaj që pati ndodhur më parë, pra të mos ndodhej përsërtja e krimeve njerëzore, sepse kjo masakër ishte e programuar, me qëllim, të pregatitur nga krerët e shtetit serb.

Tutje ai foli për rëndësinë e jehonën që pati kjo ngjarje në botë, e cila pati vërshuar të gjitha mediet botërore, duke e përshkruar si ngjarje tragjike që bota demokratike duhet të ndërmarrë diçka.

“Rëndësi parësore në ndërkombëtarizimin e kësaj masaskreje pati ambasadori i OSBE-së Wiliam Walker”, theksoi ai.

Ndër të tjera ai shtoi se në projetki studimor mbi gjenocidin serb mbi Kosovës do të faktohen të gjitha ngjarjet që kanë ndodhur në vend, qoftë edhe për rastet që Serbia po pretendon se kanë ndodhur ndaj serbëve të Kosovës, ndonëse dihen rastet Panda, pastaj ai i Lipjanit, etj.

“Masakrat me përmasa gjenocidale ndaj shqiptarëve në Kosovë kanë pasur për synim zhbërjne e popullatës shqiptare këtu”, deklaroi historiani Ademi./RTKLive