Dy gjigantët evropianë do të zhvillojnë sot ndeshjen e kthimit në Ligën e Evropës, ku AC Milan pret në shtëpi, në stadiumin “San Siro”, skuadrën e Manchester United, ndeshje kjo në kuadër të kualifikimit për në çerekfinale.
Të dy skuadrat u ndanë të barabarta në ndeshjen e parë në “Old Trafford”, ku “Djajtë e Kuq” ishin në avantazh përmes golit të Amad Diallos deri në përfundim të ndeshjes, por ishte Simon Kjaer ai i cili ia siguroi barazimin Milan-it në minutat e fundit të ndeshjes, përcjell KosovaPress.
Tek United, për ndeshjen e sotme nuk do të paraqiten Bailly, Cavani, Jones, Martial dhe Mata, kurse skuadra e Milan-it do të jetë pa shërbimet e sulmuesit Mario Mandzukic.
Formacionet zyrtare të dy skuadrave i gjeni më poshtë.
AC Milan (4-3-3): Donnarumma; Hernandez, Kjaer, Tomori, Kalulu; Meite, Kessie, Krunic; Saelemaekers, Calhanoglu, Castillejo
Manchester United (4-2-3-1): Henderson; Wan-Bissaka, Lindelof, Maguire, Shaw; McTominay, Fred; Greenwood, Fernandes, James; Rashford/KP