Abdixhiku për takimin me Escobarin: Na u tha qartë se raportet Kosovë-SHBA nuk kanë qenë asnjëherë në nivel më të ulët

- in Lajme

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku sa i përket takimit të mbrëmshëm me emisarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se në atë takim janë informuar për relacionet bilaterale mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, në atë takim u bë e qartë se marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Kosovës nuk kanë qenë asnjëherë në nivel më të ulët se sa që janë sot.

“Sa i përket takimit të mbrëmshëm, ishte një takim informues mbi relacionet bilaterale mes Kosovës dhe SHBA-së, për ta thënë më thjeshtë në atë që na u tha qartë dhe zëshëm, nuk kanë qenë as njëherë në nivel më të ulët se sa që janë sot. Mungesa e bashkëpunimit të ngushtë me aleatët tanë kryesorë, me SHBA-në sjell pasoja për integrimin euroatlantik të Kosovës dhe kjo gjendje është shqetësuese për ne. Tani Kurti përfaqëson Qeverinë e Kosovës dhe këto pasoja patjetër se barten edhe në fatin e Kosovës. Por është obligim i gjithë neve që të ruajmë dhe kultivojmë këtë relacion se janë të domosdoshme, janë të pazëvendësueshme”, u shpreh ai./Demokracia