ABDIXHIKU, MUHAXHERI E AHMETI NË PËRKRAHJE TË PERPARIM RAMËS

- in Lajme

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka shoqëruar kandidatin e kësaj partie për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama në takim me struktura dhe me qytetarë.

 

Abdixhiku ka ndarë një fotografi në llogarinë e tij në Facebook bashkë me kryetarët e zgjedhur të LDK-së në raundin e parë të zgjedhjeve, Gazmend Muhaxheri e Imri Ahmeti.

“Me Kryetarët, në Dardani të Prishtinës.Sot, së bashku me kryetarët tashmë të zgjedhur, Gazmend Muhaxheri e Imri Ahmeti, shoqëruam kandidatin tonë në Kryeqytet Perparim Rama, në takim me struktura e qytetarë për transformimin e madh dhe të domosdoshëm të Prishtinës. LDK, të gjithë për të gjithë”, ka shkruar Abdixhiku.