Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka hedhur akuza ndaj Qeverisë Kurti, për gjendjen e krijuar sa i përket sigurimit të vaksinave.
Përmes një statusi në Facebook, Abdixhiku ka thënë se dështimi në sigurimin e vaksinave nuk guxon të zëvendësohet me sulm e kërcënim ndaj mediave.
Ky është postimi i tij i plotë:
Dështimi në sigurimin e vaksinave nuk guxon të zëvendësohet me sulm e kërcënim ndaj mediave. E vërteta është interesi i vetëm publik.
Mediat kanë për detyrë të nxjerrin këtë të vërtetë; pushteti – që i ka krejt – ka për obligim t’i gjejë vaksinat. Fjalë e arsyetime kemi pasur plot. Punë s’po shohim dot. Kërcënimi s’është punë; e as që bën punë. Dobët, dobët shumë.
1 muaj qeverisje.
293 kosovarë të vdekur.
0 vaksina.
Kjo është e vërteta. Në këtë të vërtetë të dhimbshme duhet të fokusohet energjia e pushtetit./KP