Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka propozuar mocion për pajtimin e kryeministrit të vendit, Albin Kurti, me propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, raporton Gazeta Sinjali.
Gjatë fjalimit të tij në seancën e sotme të Kuvendit, Abdixhiku u përball me deputetët e pozitës të cilët e kritikuan atë dhe filluar të bënin zhurmë duke mos e lejuar që të kryente propozimin e tij.
Në fund të fjalimit, kreu i LDK-së i ka quajtur të paguximshëm deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.
“Propozoj mocion procedura që si pike e parë e rendit të ditës të ndodh raportimi i kryeministrit të Kosovës pas procesit dialogues konform nevojës se kohës për informim te sakte, kërkojmë mbështetjen e çdo grupi parlamentar zhurma dhe frika e deputetëve të pushtetit është e paarsyeshme, jeni shumë në numër, jeni pak në guxim”, tha Abdixhiku.
Ndryshe, deputeti Abdixhiku tha se pajtimi i Kurtit me propozimin e BE-së është lëshimi më i madh i bërë në dialog.
“Është lëshimi më i madh i bërë në procesin e dialogu. Është dëm historik për Kosovën”, tha ndër të tjera ai.