Ambasadori i Britanisë së Madhe në Prishtinë Nicholas Abbott ka reaguar ashpër pas sulmit fizik ndaj djalit të ish-ministrit Nenad Rashiq, me ç’rast Policia e Kosovës ka arrestuar tetë persona.
Abbot në një postim në Facebook e ka quajtur sulmin të papranueshëm, duke kërkuar njëherësh hetime lidhur me zbardhjen e rastit.
“Lajmi për sulmin ndaj djalit të Nenad Rashiq është neveritës pavarësisht motiveve të mundshme. Dhuna e tillë, qoftë fizike apo verbale, është e papranueshme ndaj askujt, por është veçanërisht tronditëse ndaj një personi të ri. Unë kërkoj që Policia e Kosovës të hetojë shpejt këtë incident dhe të gjejë ata që nxitën dhe morën pjesë në këtë incident”, ka thënë Abbott./KosovaPress