AAK-ja paralajmëron se do ta dërgojë në Kushtetuese Projektligjin për Zyrtarët Publikë

- in Lajme

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se Qeveria ka miratuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Zyrtarët Publikë, pa asnjë konsultim.

Tahiri në një konferencë për media tha se janë të brengosur për miratimin e këtij ligji.

“Qeveria dje ka votuar ligjin për zytarët publikë, pas asnjë konsultim, pa përfshirjen e rekomandimeve të Bashkimit Evropian, për rrjedhojë pa trajtimin e kërkesave që kanë dalë nga aktvendimi i Gjykatës Kushtuese. Kemi analizuar këtë ligj, dhe kemi dalë më 10 pika, në mënyre që të ndalet kapja e shtetit”, tha ai.
Tutje, Tahiri tha se përmes një procesi ligjor të synohet kapja e administratës së shtetit, ai tha se nuk do ta lejojnë këtë dhe se do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese./Demokracia