A lejohet vizita e varrezave në ditën e Bajramit

- in Kuriozitete

ila është dispozita fetare në lidhje me vizitën e varrezave në mëngjesin e ditës së bajramit?[1]

Përgjigjja:
Me emrin e Allahut, falënderimi i takon Atij. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin për profetin Muhamed.

Në origjinë vizita e varrezave është sunet, sepse të shkuarit në varreza i kujton njeriut botën tjetër. Ebu Hurejra transmeton se Profeti (a.s.) shkoi në varreza për të vizituar nënën. Ai qajti dhe i bëri të tjerët të qajnë, pastaj tha: “Kam kërkuar leje prej Zotit që të kërkojë falje për të, por Ai nuk më ka dhënë leje. Pastaj i kam kërkuar leje që të shkojë në varrin e saj, e Ai më dha leje. Prandaj vizitojini varrezat sepse ato ju kujtojnë botën tjetër.”[2] “Ju pata ndaluar që të shkonit në varreza, ndërsa tani mund të shkoni, sepse vizita ju bën që të jeni asket ndaj kësaj bote dhe ju kujton botën tjetër.”[3]

Megjithatë kjo vizitë nuk ka ndonjë kohë të caktuar edhe nëse disa dijetarë janë të mendimit se vizita në ditë të caktuara, si dita e enjte dhe dita e xhuma, ka shpërblim më të madh, ngase shpirtrat e të gjallëve bashkohen me ato të vdekurve. Mirëpo argumenti për këtë gjë nuk është i fortë. Duke u nisur nga ajo që thamë më sipër, nëse vizita që bëjnë njerëzit në varreza pas namazit të bajramit, bëhet për të kujtuar vdekjen dhe botën tjetër, nuk përbën asnjë lloj problemi në mënyrë absolute për burrat.

Mirëpo nëse vizita pas namazit të bajramit, bëhet për të qenë i mërzitur apo për t’u ngushulluar ose për të rregulluar e sistemuar varrin, kjo është e papëlqyeshme, sepse ngushëllimi pas tre ditësh pasi njeriu është varrosur është i ndaluar, ose i papëlqyeshëm. Pastaj nuk duhet të harrojmë, që kjo ditë është ditë feste, gazi e hareje, prandaj nuk është e udhës që njeriu të mërzitet e të hidhërohet.