A ishte pozicion jashtë loje goli i parë i Ekuadorit?

- in Sport

Fillimi i Botërorit të Katarit 2022 ka nisur menjëherë me polemika.

Që në fillim të ndeshjes, një gol i anuluar për pozicion jashtë loje ka bërë konfuz shumë tifozë, të cilët nuk ishin të sigurt nëse ishte i rregullt apo jo, pasi që ishte vendim shumë i ngushtë.

Ndonëse disa e kontestuan këtë vendim, duke thënë se po i bëjnë një ‘favor’ klubit nikoqir, megjithatë, vendimi sipas rregullave të futbollit ishte i saktë nga VAR.

Përmes një fotografie, mund të kuptohet pozicioni i thirrur nga VAR. Kur lojtari i Ekuadorit preku topin duke u përplasur me portierin, lojtari i Ekuadorit që e preku më pas ishte në pozicion jashtë loje (kishte vetëm 1 lojtar nga Katari pas portierit, kështu që konsiderohej jashtë loje), sipas ligjeve për pozicion jashtë loje, megjithëse ishte shumë ngushtë.

Sidoqoftë pak çoi peshë tek Ekuadori ky gol i anuluar, pasi mysafirët realizuan dy gola të tjerë më pas, me anë të Enner Valencias që realizoi dy herë, për t’i dhënë avantazhin e dy golave kombëtares së tij pas pjesës së parë.

/GazetaSinjaliSport/