Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, mund të konkludojmë se është një prej personave publik që pothuajse nuk e kalon asnjë paraqitje pa lënë pas ndonjë gafë.
Pos gabimeve në diplomaci, ajo nuk u ka punët hiç mirë as me identifikimin e flamujve të shteteve.
Në një takim me një delegacion nga Nepali, ministria e saj e ka përdorur flamurin e këtij shteti me pjesën e pelhurës së bardhë shtesë që nuk përdoret në flamurin zyrtar.
“Takim i shkëlqyer me z. Raj Kishor Yadav, Kryetar i Komitetit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Turizmit të Nepalit në margjinat e #UlpianaForum2023! Së bashku diskutuam nevojën strategjike për pika hyrëse për t’i afruar vendet tona 🇽🇰🤝🇳🇵”.
Megjithatë, për shkak të formatit të vogël të flamurit, jozyrtarisht nëpër dizajne të ndryshme përdoret edhe me pelhurën e bardhë./Demokracia