A është ulur papunësia? Bizneset e opozita thonë se gjendja në realitet është ndryshe

- in Lajme

Agjencia e Statistika të Kosovës ka prezantuar publikimin e fundit të Anketës së Fuqisë Punëtorë.

Aty thuhet se shkalla e papunësisë ka arritur në 11.8 për qind në tre mujorin e katërt të vitit 2022, ndërsa në tre mujorin e parë të 2023-tes, ishte 11.5 për qind.

Kjo përqindje nuk po i duket e saktë, Agim Shahinit nga Aleanca Kosovare e Bizneseve.

Shahini thotë se nuk ka mundësi të ketë ulje të papunësisë.

Pasi sipas tij, në shumë dyqane në Kosovë po kërkojnë punëtorë.

“Në shumë dyqane në Kosovë kërkohet punëtorë e si mund të jetë numri më i ulët i papunësimit. Pagat janë të ulëta e që e rrisin interesimin për të dalë nga vendi ose për të gjetur ndonjë formë tjetër. E për mos me i paguar taksat i gjejnë disa forma që mos të jenë në formë formale por informale që të ulën statistikat normale”, tregoi Shahini.

Shahini thotë se që nga pas lufta forma e informalitetit në punësim është prezent.

“Pavarësisht që në vend është papunësia e madhe kërkohet vazhdimisht për punëtorë. Fakti që ka rënë papunësia në vend, ekziston një formë tjetër e punësimit që është informaliteti, ky në punësim është shumë i lartë dhe kjo vazhdon të jetë një trend që nga pas lufta”, tha ai.

Kjo është arsyeja se pse ka mundësi të ulët numri i papunësisë në Kosovë, sipas Shahinit.

“Tash kur po kërkohen punëtorë numri i kërkuesve është më i vogël se numri i trendit të rritjes së ikjes së punëtorëve nga Kosova është shtuar, kjo tregon që një numër i atyre që është më pak i punësuar sivjet disa kanë dalë nga Kosova, disa janë heq nga skemat sociale dhe që kanë punuar dhe nuk janë pranuar në dy format e disa janë të punësuar në sezon më së shumti në ndërtimtari, bujqësi e gastronomi, këta kanë numër më të madh të informalitetit”, thotë Shahini për Front Online.

Shahini thotë se qeveri nuk po lëviz karshi papunësisë në vend.

“Qeveri asnjë masë nuk po merr lidhur me uljen e papunësisë. Masat e punësimit që i kanë marr i përngjajnë që janë duke formalizu punësime se sa të bëjnë punësime të reja”, theksoi ai.

Kryetari i Komisionit për Ekonomi, njëherësh deputet i PDK-së, Ferat Shala ka folur lidhur me gjendjen e papunësisë në Kosovë.

Shala ka thënë se Qeveria aktuale që katër vite në pushtet me skema sociale po i mbanë qytetarët.

“Tash e katër vite kjo qeveri nuk ka asnjë projekt investim kapital prodhues vendor, asnjë investim që e prekë çështjen e prodhimtarisë vendore. Vetëm skema sociale kjo qeveri po sjellë të cilat nuk e rrisin zhvillimin”, thotë Shala

Të metat e Qeverisë po largojnë të rinjtë nga Kosova, sipas deputetit Shala.

Ai ka numëruar disa nga hapat që duhet të merren për zhvillimin e industrisë.

“Me politika jo adekuate e kërkesat e tregut të punës, ndërprerja e investimeve kapitale i ikjes i investitorëve strategjik të gjitha këto do të hapnin vende të reja pune do të krijohej tjetër situatë për zhvillimin e industrisë. Të gjitha të metat e Qeverisë po qojnë rinin deri në largimin e vendit pasi nuk po kanë punë. Investimi i brendshëm  në prodhimtari në industri, turizëm në bujqësi në mënyrë që të rritët prodhimi vendor dhe të zvogëlohet shkalla e papunësisë”, theksoi Shala.

“Papunësia është e madhe në Kosovë”.

Kështu ka deklaruar për Front Online anëtarja e Komisionit për Ekonomi, njëherësh deputete e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi.

Ajo tha se Qeveria ‘Kurti’ nuk po mendon për qytetarët vetëm për militantet e VV-së.

“Kjo qeveri në të gjitha sektorët ka zero rezultate e regres dhe papunësia është e madhe dhe qeveria aspak nuk po mendon për qytetarët është duke menduar për militantët dhe familjarët e vetë. Kurti e Murati po thonë që mijëra qytetarë kanë hyrë në vendet e punës kjo e cila është  e pavërtetë”, deklaroi Bunjaku-Rexhepi.

Deputetja e LDK-së thotë se me investitor të huaj do të kishte vendi zhvillim ekonomik.

“Investitorët e huaj dhe qasje më të mirë me institucionet e vendit që të ketë zhvillimin ekonomik më të madh”, thotë ajo për Front Online.

Ndryshe në raportin e fundit të ASK-së, theksohet se tregtia, ndërtimtaria dhe arsimi prijnë me punësim.

“Sektorët ekonomikë që prijnë me punësim, vazhdojnë të jenë tregtia me 18.7 për qind, ndërtimtaria me 12.1 për qind, arsimi me 10.3 për qind, administrata publike dhe mbrojtja me 9.2 për qind dhe prodhimi me 8.2 për qind. Raporti tregon se femrat kryesisht ishin të punësuara në sektorët e arsimit, derisa meshkujt në atë të tregtisë dhe ndërtimtarisë”, thuhet në raportin e ASK-së./Demokracia