A do të ketë reshje dhe stuhi sot? Ky është parashikimi i meteorologëve

- in Lajme

Sot parashikohet të mbajë mot diell dhe vranësira, ku në orët e mëngjesit mund të ketë edhe mjegull nëpër ultësira dhe lugina.

Kryesisht gjatë orëve të pasdites pritet që vranësirat të marrin karakter zhvillimi dhe të gjenerojnë rrebeshe lokale shiu, breshër dhe shkarkesa rrufesh, disa prej tyre të forta.

Reshjet apo stuhitë parashihen të jenë më të pakta në shkallë vendi.

Sipas Meteo Kosova, temperaturat minimale do të luhaten prej 15 deri në 17°C, ndërsa ato maksimale prej 26 deri në 30°C.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila në momente të caktuara pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-60 km/h.

/GazetaSinjali/