A di të përdorë Osmani armët? Përgjigjet presidentja

- in Lajme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka vizituar  Forcën e Ushtrisë së Kosovës, ku është pritur në takim edhe nga Komandanti Bashkim Jashari.

Ajo, në konferencë për media, i ka falënderuar ushtarët dhe komandën për punën dhe kontributin e tyre që janë duke e dhënë teksa u pyet se a di të përdor armët.

Osmani tha se si Komandante Supreme ka kompetenca të qarta për përcaktimin e politikave të mbrojtjes së Republikës së Kosovës.

“Siç e dini Komandantja Supreme apo presidentja e vendit në këtë rast ka kompenteca të qarta kushtetuese sa i përket përcaktimit të politikave të mbrojtjes së politikave të Republikës së Kosovës. Kapaciteti për të determinuar politikat mbrojtëse të një vendi asnjëherë nuk është përcaktuar dhe nuk do të përcaktohen në histori të shteteve nga aftësia për të përdorur armën”, tha Osmani.

E pyetur nga gazetarët nëse din ajo të përdorë armët, tha se për atë është ushtria.

“Për të përdorur armët e kemi ushtrinë tonë”, tha Osmani duke drejtuar dorën kah Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari.

/GazetaSinjali/