Në një nga vendimet e para të presidentit Trump ishte edhe largimi i Bruce Swartzit nga Departamenti i Drejtësisë. Ai ishte përgjegjës për gjykatat ndërkombëtare.
Grenell përpos Jack Smithit, e kishte akuzuar edhe Bruce Swartz për aktakuzën ndaj Thaçit.
Sipas Grenell, pikërisht ky person e informoi Jack Smithin dhe pastaj ky i fundit nga frika se do ta humbas vendin e punës, i kishte ngritur aktakuzën presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit.
Gjatë ditës së sotme, i dërguari presidencial për misione speciale në mbarë botën, Richard Grenell, ka reaguar për këtë çështje dhe përsëri e ka përmendur Bruce Swartzin.
“Bruce Schwartz minoi Donald Trumpin dhe politikën e jashtme të SHBA-së ndërsa punonte në DoJ”, ka shkruar Grenell në X.
Grenell e mban përgjegjës Swartzin për arrestimin e Thaçit dhe përpos shkarkimit, ai kërkon që të mbahet penalisht përgjegjës për veprimet e tij.
“Unë i thashë atij informacione private rreth negociatave (ai ka një leje për TS) dhe ai e përdori atë për të nxjerrë Jack Smith në Hagë – dhe Jack e paditi Thaçin për shkak të saj. Ai duhet të hetohet dhe të ndiqet penalisht”, ka thënë në fund të reagimit të tij, Richard Grenell. /Demokracia.com/