34 mijë pëlqime në Facebook postimi i Edi Ramës për Hashim Thaçin në Facebook

- in Lajme, ShowBiz, Shqipëri

Ish-presidenti, Hashim Thaçi dje u lejua të vinte në Kosovë nga Gjykata Speciale për ta vizituar babain e tij të sëmurë në QKUK.

Ardhja e Thaçit në Kosovë edhe pse e shkurtër bëri bujë të madhe, shkruan Demokracia.com

Qytetarë të shumtë ishin në oborrin e QKUK për ta përshëndetur Thaçin. Në rrjetet sociale poashtu personalite të shumta postuan për vizitën e ish-presidentit.

Njëri nga ta ishte edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Ai publikoi një fotografi nga vizita e Thaçit dhe në përshkrim e shkroi “BURRË 🦅”.

Ky postim i Ramës i pati mbi 34 mijë reagime, mbi 1 mijë e 600 komente e 809 shpërndarje.

/Demokracia