Blerja e disa dhuratave protokollare, Presidencës së Kosovës i ka kushtuar 20 mijë euro. Tenderi për këtë furnizim është ndarë në dy loto. Njëra ka vlerën 13,486.79 euro dhe tjetra 6,450.47 euro.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka bërë gati dhuratat për mysafirët që do t’i pres e përcjell në zyre.
Këto dhurata të punuara me filigran dhe qeramikë do të paguhen nga buxheti i shtetit gjithsej 20 mijë euro, shkruan Demokracia.com.
Zyra e Presidentes që e ka shpall tenderin për blerje të tyre, ka vendosur që atë ta ndajë në dy loto. Mirëpo, të dyja këto loto i ka fituar kompania dhe personi i njëjtë.
Lot 1 – Furnizim me dhurata protokollare për nevojat e ZPRK-ës – punime prej filigranit .
“Furnizim me dhurata protokollare, punime prej filigranit. Numri i tenderëve të pranuar: 2 Emri dhe adresa e operatorit ekonomik, të cilit i është dhënë kontrata Shpresa Dedinja B.I. Vlera e përgjithshme e kontratës 13,486.79 euro”.
Lot 2 – Furnizim me dhurata protokollare për nevojat e ZPRK-ës – punime nga qeramika
“Furnizim me dhurata protokollare, punime nga qeramika. Data e dhënies së kontratës 25.02.2025. Data e planifikuar e nënshkrimit të kontratës 26.02.2025. Numri i tenderëve të pranuar: 2 . Emri dhe adresa e operatorit ekonomik, të cilit i është dhënë kontrata Shpresa Dedinja B.I. Vlera e përgjithshme e kontratës 6,450.47 euro”.
Në dosjen e tenderit është treguar me detaje se çfarë produktet do të blihen si në loton 1 dhe në loton 2.
Lot 1:
- Harta filigran dim 320mmx320mmx65mm Për ketë produkt kërkohet mostër sasia 10
2.Furnizim me Hartën e Kosovës ne filigran me kuti plishi Për ketë produkt kërkohet mostër sasia 30
3.Penda filigran dim 270mmx42mmx65mm Për ketë produkt kërkohet mostër sasia16
- Kuti plishi me dim 22x17x4 cm sasia 40
5.Gurë kristali i Trepçës
- Gurë kristali i Trepçës
Lot 2:
- Qeramike artistike me dimenzione 35x40cm, me kuti plishi me llogo te ZPRK-ës sasia
Për ketë produkt kërkohet mostër
- Qeramike artistike me dimenzione 30x30cm, me kuti plishi me llogo te ZPRK-ës sasia 20
Për ketë produkt kërkohet mostër
- Qeramike artistike me dimenzione 25x25cm, me kuti plishi me llogo te ZPRK-ës. Për ketë produkt kërkohet mostër./Demoracia.com/.